Home Bota BE jep lajmin...

BE jep lajmin: Shumë shpejt nis themelimi i asociacionit

75
0

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano deklaroi për mediat se shumë shpejt pritet të nisë puna për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një përgjigje për mediat, Stano shton se Kosova kishte 10 vite kohë për të paraqitur një draft-propozim të saj për formimin e Asociacionit.

“Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, tha Stano.

Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është një mënyrë moderne dhe evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit