Home Aktualitet BE kërkon vak...

BE kërkon vaksina përforcuese për të gjithë të rriturit

47
0

Bashkimi Europian bën një kthesë të madhe në udhëzimet për luftimin e pandemisë koronavirus. Kreu i agjencisë së shëndetit publik, kërkoi që të merret në konsideratë aplikimi i një dozë përforcuese për të gjithë të rriturit, nga 18 vjeç e sipër. Prioritet pritet të kenë personat mbi 40 vjeç, ndërsa paralajmëron se dhjetori dhe janari do të jenë dy muaj të vështirë përballë Covid-19.

“Kjo bëhet për të rritur mbrojtjen kundër infeksionit për shkak të imunitetit në rënie dhe mund të zvogëlojë transmetimin në popullatë si dhe të parandalojë shtrimet dhe vdekjet shtesë. Doza përforcuese rekomandohet sa më parë të jetë e mundur, gjashtë muaj pas përfundimit të imunizimit fillestar”, tha Andrea Ammon, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.

Ndjekja e këtij rekomandimi të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve nuk është i detyrueshëm për qeveritë e vendeve të BE-së, por ndikojnë në vendimet për mbrojtjen e shëndetit publik.

Ky zhvillim vjen pas paralajmërimit të zymtë të Organizatës Botërore të Shëndetit, lidhur me situatën pandemike në kontinentin e vjetër. Sipas parashikimeve që bëhen në bazë të të dhënave të raportuara, në Europë dhe Azinë Qendrore mund të vdesin deri në 700 mijë persona nga Covid-19 deri në shkurt, duke e çuar bilancin total të viktimave në mbi 2 milionë.

“Përballemi me dimër sfidës përpara, por nuk duhet të humbasim shpresat”, u shpreh Hans Kluge, Drejtori OBSH për Europën. Për rritjen dramatike të rasteve në Europë, ekspertët e organizatës, fajësojnë numrin e lartë të të pa vaksinuarve dhe dominimin e variantit me të transmetueshëm Delta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit