Home Aktualitet ”BE në ...

”BE në pozitë të vështirë”, Milo: Dialogu Kosovë-Serbi s’mund të rifillojë pa një konsensus mes palëve

60
0

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se janë humbur tre javë kohë si pasojë e situatës në Veriun e Kosovës, dhe BE-ja s’mund të caktojë një datë për dialog nëse s’ka konsensus minimal për çfarë do negociohet. Për të si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja kërkojnë lëshime nga të dyja palët, ku nga qeveria Kurti kërkohet mirëkuptim për zbatimin e projektit të krijimit të Asociacionit të Komunave serbe.

”Ka një vonesë që u shkaktua nga situata në Veri të Kosovës. Pas incidenteve BE u ndodh në pozitë shumë të vështirë sepse donte të zgjidhte problemet emergjente, dhe s’mund të realizohej dialogu ndërkohë që kishte një problem kaq delikat si bllokimi i kufirit. U humb 3 javë kohë.

Arsyeja e dytë është se BE-ja nuk do të veprojë, të caktojë një datë për dialog, sepse s’mund të shkohet nëse s’ka konsensus minimal për çfarë do negociohet. Serbia me sa duket nuk pranon propozimin franko-gjerman. E ka hedhur poshtë, ose e ka refuzuar në pjesën më të madhe të tij. Vajtja e Vuçiçit dhe Kurtit në Bruksel do reduktohej në shëtitje, pa rezultat konkret, prandaj BE në këtë rast është shumë i frenuar.

Nga ana tjetër SHBA-të që përpiqen të ecin me një hap me BE-në, duket se janë në një mendje me BE-në, dhe tani po dërgojnë një të dërguar të posaçëm të nivelit të lartë për të parë situatën nga afër, për të kontaktuar udhëheqësit e dy vendeve. Këto ditë janë ditët e sondazhit paraprak, para se të merret një vendim nëse duhet të vijojnë negociatat ose jo”,-tha Milo në ”MCN TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit