Home POLITIKE ”Bëhu b...

”Bëhu burrë dhe eja”, Rama i përgjigjet Berishës: Takohemi më 14 maj

410
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar në emisionin ”Opinion”, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama për një përballje për çështjen ”McGonigal”.

”Bëhu burrë dhe hajde 5 minuta këtu. Të bëhet burrë e të ballafaqohet vetë me Luçiano Boçin te studio e Top Channel me Grida Dumën. Drama nuk zhvillohet në Parlament, drama zhvillohet në Surrel”,-tha Berisha. Nuk vonoi shumë dhe Rama i ka kthyer përgjigje, edhe pse jo drejtëpërdrejtë. Rama ka reaguar me një mesazh dërguar analistit Lorenc Vangjeli.

Analisti tha se Rama i kishte shkruar një mesazh se Berishën e pret në një takim më 14 maj, për të nënkuptuar se “takimi” i tyre do te jetë rezultati që ata do të marrin në zgjedhjet lokale. “Më shkruan Edi Rama, ju kërkon, ju pret në takim më 14 maj”,-tha Vangjeli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit