Home Aktualitet Belgjika mbës...

Belgjika mbështetje e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE

19
0

Me ftesë të kryetares së Delegacionit të Përhershëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli, është duke vizituar Kuvendin e Shqipërisë një delegacion nga parlamenti dhe senati i Belgjikës, i kryesuar nga Theo Francken.

Gjatë vizitës së tyre dyditore në Tiranë, parlamentarët belgë u pritën në takim nga zv/kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, e cila shprehu falënderimet për mbështetjen e Belgjikës në rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe nënvizoi së vendi ynë ka qenë në të njëjtën linjë me qëndrimet e BE-së sa i përket politikës së jashtme. Ajo falënderoi gjithashtu për pozicionin e qartë të Belgjikës në lidhje me Kosovën.

Delegacioni mik u takua edhe me një përfaqësi të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike udhëhequr nga Klotilda Bushka, me të cilën u diskutua rëndësia e bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare.

Në takimin me Delegacionin e Përhershëm Parlamentar në AP NATO, Kodheli e cilësoi si të shkëlqyer bashkëpunimin brenda Asamblesë midis dy vendeve dhe falënderoi për mbështetjen e disa nismave të Shqipërisë nga ana e delegacionit të Belgjikës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit