Home Bota Belgjika mira...

Belgjika miraton vaksinën Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç

11
0

Belgjika ka dhënë dritën jeshile për miratimin e vaksinës Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç. Pas një takimi dje, ministrat belg miratuan përdorimin e Pfizer, por adoleshentët  do të vaksinohen  vetëm me aprovimin e prindërve.

Ministri i Shëndetësisë së Flanders, Butter Beck tha: “Sa më shumë fëmijë të vaksinohen, aq më pak virusi dhe variantet do të përhapen.” Sidomos me rritjen e numrit të rasteve të reja për shkak të variantit Delta”.

Vaksinimi i adoleshentëve pritet të fillojë në 19 korrik.

Belgjika ka raportuar 1,089,105 raste dhe 25,194 viktima që nga fillimi i pandemisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit