Home Aktualitet Ben Manaj: Ha...

Ben Manaj: Hallall që Rama ua përplasi surratit burokratëve impotentë të BE

1836
0

Nga Ben Manaj

Ndaj Britania doli nga BE-ja! Kjo e fundit është e sëmurë, e drobitur, e telefosur dhe malinjë!

Shqipëria ka kusuret e veta bashkë me qeverisjen dhe demokracinë aspak përfekte! Nuk e meriton sot të jetë e barabartë në shumëçka me “senatorët “e këtij Unioni te hershëm.

Po flasim për hapje negociatash dhe një stad fillestar drejt anëtarësimit të plotë, pas shumë e shumë vitesh.

Por për këtë stad, kjo që po ndodh edhe për shkak të një vendi që është ndoshta afer nesh si stad zhvillimi dhe demokracie si Bullgaria e krimit të organizuar me damkë, vend anëtar tashmë për shkak të telebingos gjeostrategjike, tallja me një popull proevropain jo sllav, si ne, është e patolerueshme!

Edi Rama ka gjynahet e veta e unë nuk ja përtoj t’ja vë në pah, por  hallall që ua përplasi surratit burokratëve që edhe një proevropiani si mua, të ndjej me dhimbje të madhe e them, respekt për një njeri si Nigel Farrage, babain e Brexitit përballë këtyre impotentëve të Brukselit!

Nuk po flas për vizat për Kosoven pasi do duhet të prish gojen keq më ta!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit