Home KRYESORE Ben Manaj: Kë...

Ben Manaj: Këto rroga që marrin disa analistë në Shqipëri gazetarët në Angli i shikojnë në endërr!

1149
0

Nga Ben Manaj, Londër-

Kam vite që kam kërkuar vetting të njerezve të medias pa i ditur pagat reale dhe ato të padeklaruara!

Kam vite që kam kërkuar reformen në media dhe rregullimin ligjor te saj, duke filluar nga pasja e kontrates me median që punon ( mos me pyesni për kontraten time se ata që duhet ta dinë e dinë)!

Vetëm një gjë më bën përshtypje në këtë histori; kam punuar për mediat me prestigjoze të huaja në botë, amerikanen Associated Press dhe BBC për 23 vjet se bashku, pa permendur RTVSH e TCH këto dhjetë vitet e fundit, e kur shikoj këto rroga në Shqipëri, mendoj se s’ka vlere CV profesionale aq shumë dhe sa xheloz do duhet të jenë koleget e mi në BBC me rrogat e kolegeve të tyre në Shqipëri!

Ndonjë që ka punuar bashkë me mua në BBC e tash është ne ajken e gazetarisë së Shqipërisë, me kupton, shpresoj!

Gjithesesi, sado të zotë të jenë për këto rroga apo edhe 10 herë me pak se to, kurrë nuk i merr këto shuma, në një media britanike!

Nëse do më kundershtojnë se janë drejtues të mëdhenj mediash, të krahasuar me ajken e gazetarisë britanike që njoh më mirë dhe me të mirënjohuren në botë, BBC, atëhere, no comment!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit