Home Sporti Bentancur 9 m...

Bentancur 9 muaj jashtë fushave, Tottenham kërkon një zëvendësues

67
0

Tottenham ka marr lajme aspak të mira nga infermieria. Rodrigo Bentancur do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për nëntë muaj. Londinezët i kanë hedhur sytë sërish nga Italia dhe i piketuari është danezi Morten Hjulmand i Lecces.

Mesfushori 23-vjeçar u kërkua me ngulm në janar edhe nga Southampton, që ofroi 13 milionë euro. Klubi italian kërkon të paktën 20 milionë euro për transferimin e të riut.

Tottenham nuk do të jetë i vetëm në garë për shërbimet e tij. Për Hjulmand ka interes edhe klube si Napoli, Roma në Itali dhe Borussia Dortmund në Gjermani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit