Home Aktualitet Beqaj del nga...

Beqaj del nga ambientet e SPAK pas mbi 8 orësh: Prokurorët më konfirmuan se…

412
0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e SPAK-ut pas tetë orësh e gjysmë.  Ai tha se sencat e marrjes në pyetje do të vijojnë pasi çështja është komplekse. Ndërkaq njoftoi se sot ka marrë dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që i ka pasur të sekuestruara.

“Siç keni vënë re dhe ju janë disa seanca të gjata pyetjesh. Çështja është komplekse edhe sot nuk përfunduam seancat e pyetjes. Pritet të kemi dhe raportet e KLSH. Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që të shtihen në dy pjesë nga marsi në shtator.

Janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës. Sot me prokurorët komunikuam dhe më thanë se do kem shpejt ato sende që mu sekuestruan. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora.

Sot u sqarua edhe fakti që Gazi dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe skanë lidhje me çështjen tjetër”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit