Home Aktualitet Berisha: Do t...

Berisha: Do t’u drejtohemi qytetarëve për protesta për të larguar këtë qeveri

38
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita do të nisë protestat për largimin e qeverisë Rama.

Berisha tha se “do t’u drejtohemi qytetarëve për protesta“.

Ne e kemi trajtuar këtë temë me seriozitetin dhe vërtetësinë më të madhe. Por është e domosdoshme që ne t’u drejtohemi shqiptarëve për këtë çështje.

Në asnjë vend të botës, një qeveri që ka bërë këtë, nuk qëndron. Dhe nëse qëndron, qëndron për dobësi të opozitës.

Ne do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta. Kjo është një aferë e tmerrshme. Nuk ka shoqëri që mund të tolerojë këtë aferë.

Do ketë negociata me opozitën. Do bëhen negociata me forca të tjera opozitare. Por kjo nuk mund të kapërcehet!

Nuk ishte Arben Ahmetaj koka e mbretit. Koka është Edi Rama, por ai ia mbathi sot”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit