Home Aktualitet Berisha: Më 7...

Berisha: Më 7 korrik në orën 19:00, Tirana do të derdhet në sheshin para kryeministrisë

527
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi sërish sot qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut në orën 19:00.

Duke folur në hyrje të Kuvendit, ai tha se protesta do të jetë ndaj qeverisë dhe ndaj Parlamentit.

Thelbi i asaj tryeze të djeshme ishte një dhe vetëm një: protestë dhe vetëm protestë. Qytetarët duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, te shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh. Tirana e tëra do të derdhet në shesh. Do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit. Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet”, tha Berisha.

Mësohet nga burime brenda selisë blu se parashikohet se do të mblidhen mbi 100 mijë veta me 7 korrik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit