Home POLITIKE Berisha me de...

Berisha me demokratët në Berat: Shqipëria, rruga kryesore e heroinës për në Europë (VIDEO)

105
0

Këtë pasdite kandidati për kryetar i PD-së, Sali Berisha është në Berat, ku po shpalos platformën e tij. Para demokratëve, ish-kryeministri tha se kemi një qeveri që e ktheu Shqipërinë në delen e zezë të rajonit.

Berisha deklaroi se sot Shqipëria është rruga kryesore e heroinës për në Europë ndërsa shtoi se Rama flet sot për kanabisin me më shumë pasion se për çdo gjë tjetër.

”Porti i Durrësit është shndërruar në një nga portet kryesore të kokainës. Problemi është se Rama flet për kanabisin më me pasion se për grurin, flet më me pasion për kanabisin se për ullirin, fikun apo arrat. Blegtorinë nuk e zë kurrë me gojë. Pra në 5 vitet e fundit shqiptarët ikën si proporcion më shumë se çdo vend tjetër. Opozita nën drejtimin e Bashës me pasivitetin dhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit