Home Aktualitet Berisha në iz...

Berisha në izolim, Kuvendi i heq dietat: S’ka rimbursim telefoni dhe karburanti

299
0

Sali Berisha që prej 30 dhjetorit 2023 është në izolim në banesë dhe Kuvendi i ka hequr rimbursimin për karburantin dhe telefonin. Kuvendi i Shqipërisë shprehet se këtë vendimmarrje e ka të bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila ka vendosur arrestin shtëpiak për liderin e rithemelimit.

“Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023”.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla duket se e ka lexuar germë për germë vendimin e Gjykatës, e cila krahas ndalimit për të dalë jashtë ambienteve të shtëpisë, i ka ndaluar Berishës komunikimin në çfarë do lloj forme përtej familjarëve me të cilët bashkëjeton.

Kufizimet e të drejtave të Berishës duket se i ka përkthyer në benefite për Kuvendin duke kursyer rreth 30 mijë lekë nga shpenzimet për karburant dhe 17 mijë lekë për rimbursim telefoni që më parë i paguheshin deputetit. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit