Home POLITIKE Berisha në Sh...

Berisha në Shkodër: Rama kontrollon më shumë pushtete nga Ramiz Alia

191
0

Në takimin me demokratët në Shkodër, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama sot kontrollon më shumë pushtete se Ramiz Alia.

“Sot mblidhemi në momentin më kritik, kur bastardët e ish-bllokut kanë vendosur një monizëm më të plotë se në 1991. Sot Edvin Rama kontrollon pushtete shumë më tepër se Ramiz Alia, diktatori i fundit. Ai kontrollon sot narko-ekzekutivin, parlamentin, drejtësinë.

Ka zëvendësuar shtetin ligjor me atë të krimit dhe drogës. Së fundmi në një akt makabër ai vendosi në kontroll ish-kreun e opozitës dhe pluralizmin. Jemi para një situatë të cilën vetëm revolucioni juaj, guximi do t’i japë përgjigjen e merituar.

Shpesh herë kam deklaruar se ky revolucion është i ngjashëm me atë të 1991. Dhe atëherë regjimi bënte gjithçka, por nuk mori dot peng pluralizmin dhe PD”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit