Home Aktualitet Berisha pa im...

Berisha pa imunitet, Minxhozi: Është te “titrat e fundit të filmit” të tij dhe karrierës

920
0

Sali Berisha është pa imunitet, dhe analisti Skënder Minxhozi përdori një metafore me të cilën përshkroi fatin politik të ish-kryeministrit. Sipas Minxhozit, Berisha ka hyrë në titrat e fundit të filmit të karrierës së tij politike dhe me arrestimin e tij nuk mund të prodhojë një “hero” nga vetja, pasi është braktisur nga të gjithë.

“Berisha nuk mund të prodhojë nga vetja e tij një “hero” me një arrestim, sepse nuk ka kohë. Nuk ka mbështetje popullore të caktuar dhe të mund të shtohet gjatë rrugës për të prodhuar në politikan që me anë të arrestit përfiton diçka. Berisha me këtë arrestim izolohet edhe më tej dhe fiton ideja në fund të ditës se ky politikan është te titrat e fundit të filmit të tij dhe karrierës së tij, nëse mund ta përdorim si metaforë”, tha ai në ”Abcnews Albania”.

Referuar pjesëmarrjes në protestën e thirrur para Kuvendit, Minxhzoi tha se tabloja që vinte prej andej kishte një kuptim të drejtpërdrejtë, e thënë ndryshe; një braktisje totale dhe masive për Berishën.

“Berisha po arrestohet i vetëm ju e patë se sa njerëz mundi të mblidhte për fatin e tij personal. Në kohëra jo shumë të largëta mbështetja ka qenë krejt tjetër, dhe kjo pse shterojë kjo mbështetje, kjo do një kohë të gjatë analize”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit