Home Aktualitet Berisha paral...

Berisha paralajmëron dhe njofton protestën e radhës: Rruga jonë është pa kthim

77
0

Sali Berisha thotë se opozita do të dalë sërish në protestë para bashkisë së Tiranës, të premtën e ardhshme në orën 11:00. Ai tha se rruga që ka nisur opozita është pa kthim dhe është një rrugë drejt fitores.

“Ndaj dhe këtë javë, çdo orë përgatitje, çdo orë debate, çdo orë diskutime për betejën e ardhshme. Për të premten e ardhshme. Qytetare dhe qytetarë, dëgjoni zërin e ndërgjegjes suaj, dëgjoni zërin e qenies suaj shqiptare.

Të shpëtojmë Shqipërinë. Nuk ka vend në botë që të ketë një pushtet të tillë. Vietnami komunist është katër shkallë mbi narkoshtetin e Edi Ramës në zbatim të ligjit.

Paralajmëroj rrugaçët civilë, patronazhistë, mos guxoni të prekni një demonstrues se do merrni atë që meritoni. Rruga jonë është pa kthim. Rruga jonë është drejt fitores”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit