Home Aktualitet Berisha: Po t...

Berisha: Po tentojnë të fshehin gjurmët e krimit të 14 majit

118
0

Teksa flet për zgjedhjet e 14 Majit, Sali Berisha akuzon se po tentohet të fshihen gjurmët e krimit të këtyre zgjedhjeve që sapo kemi lënë pas, ndërsa nuk nguroi të sulmojë edhe administratën publike, që sipas tij është shndërruar e tëra në atë që ai e quajti “polici politike elektorale”.

“Një makineri gjigante frike është instaluar pasi administrata është shndërruar e tëra në një polici politike elektorale. Kjo administratë u shndërrua në komisionere, në numëruese, rrethoi qendrat e votimit me tre rrethime duke kontaktuar çdo zgjedhës para se të futej dhe kur dilte.

Ne po bëjmë atë që nuk është bërë deri më sot. Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet e 2021-t, gabon çdo njeri që e mendon këtë gjë, unë mund t’ia faktoj gjithsecilit këtë.

Cili është fakti që kam unë? Janë faturat e thesarit të shtetit, Edi Rama disbursoi nga thesari vetëm në muajin prill në kontot bankare të qytetarëve 93 milionë euro për 4800 familje, në rrethin e Durrësit, Kurbinit, Krujës dhe Lezhës. Pra, me 90 milion euro të garanton që minimumi 6-7 deputetë bleu”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit