Home Aktualitet Berisha: Pro-...

Berisha: Pro-amerikanizmi i Ramës gjethe fiku. Ne kishim mik Presidentin e SHBA, ai krenohet me McGonigalin!

62
0

Sali Berisha në fjalimin nga dritarja e banesës, tha se pro-amerikanizmi i Ramës është një gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, krimet dhe drogën.

”Mos harroni se pro-europeizmi i tyre, pro-amerikanizmi i tyre nuk është gjë tjetër veçse gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, për të mbuluar krimet, drogën. Pa diskutim drejtësia kishte defekte dhe të metat e saj. Por më thoni ju mua, cilin amnistoi? Po në qoftë se thoni amnistoi një njeri, çfarë bëri Skapi i partisë që vendos në arrest kreun e opozitës për 410 metër katrorë tokë të trashëguar nga familja e dhëndrit të tij? Asgjë nuk ekziston, një drejtësi sot e kontrolluar nga xhepi, e korruptuar kokë e këmbë. Një drejtësi vegël e verbër në duart e një klike hajdutësh, një organizatë e vërtetë kriminale me Dumanë, Krajë dhe kompani”,-tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha tha se ish-qeveria e tij dhe ekzekutivi aktual s’janë njësoj pasi sipas tij ata kishin mik Presidentin e SHBA, ndërsa Rama krenohet me McGonigalin.

”Nuk jemi njëlloj. Ne kishim mik presidentin e SHBA. Edi Rama krenohej me McGonigalin, shpallte mik McGonigalin. Nuk jemi njëlloj sepse ne me reforma të thella anëtarësonim Shqipërinë në NATO, Edi Rama organizonte protesta me portretin e Enver Hoxhës kundër anëtarësimit në NATO. Nuk jemi njëlloj kurrën e kurrës, pasi PD u shndërrua në lokomotivë të vërtetë të proceseve integruese. Pro-europeizmi, pro-amerikanizmi i PD buron nga vokacioni perëndimor i kombit shqiptar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit