Home POLITIKE Berisha pyete...

Berisha pyetet nëse do të ketë kandidat të përbashkët me Ilir Metën në Kukës

5
0

Sali Berisha është pyetur ditën e sotme lidhur me zgjedhjet e reja në Bashkinë e Kukësit, të cilat pritet të mbahen më 24 shtator.

Berisha tha se ende nuk është vendosur nëse do të marrin pjesë në këto zgjedhje me Partinë e Lirisë. Gjithashtu, janë në diskutim edhe për procedurën të cilën do të ndjekin, a do të zgjidhet kandidati përmes “Primareve” apo jo.

“Me aleatët po diskutohet sapo të vendoset do ju njoftoj”, tha Berisha.

Pas zgjedhjeve të 14 majit, kur koalicioni i tyre pësoi një humbje të hellë, mes Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk vihet re e njëjta marrëdhënie e ngushtë që kanë pasur më përpara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit