Home Aktualitet Berisha: Rama...

Berisha: Rama si pushtues, 1.1 milionë shqiptarë kanë ikur nga vendi në 10 vite

39
0

Sali Berisha në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së këtë mbrëmje, tha se nga viti 2013 gjer më sot, në 10 vite, nga Shqipëria, sipas statistikave të Eurostat, u larguan në vendet e BE, 1.1 milionë shqiptarë, 80 përqind e tyre të rinj.

”A meritonte ky pushtues mallkim dhe urrejtje më të madhe për këtë që u bëri shqiptarëve? Këtë nuk ua bëri një pushtues shqiptarëve, këtë ua bëri një njeri”,-tha Berisha. Ai theksoi edhe më tej se qeveria iu ka vrarë shpresën të rinjve duke mos i lënë të votojnë të lirë.

“E patë! Nëse nuk i lë njerëzit të votojnë të lirë, ti u vret shpresën atyre. Në çdo vend, qeveria ka plus-minuset e saj, por në 4 vjet, qytetarët marrin vendimin e tyre. Kurse këtu, ajo bandë që patë, ka dhjetëra vrasje të regjistruara.

Ja pse ikin shqiptarët, sepse pushtetin nuk e ndërrojnë dot me votë, sepse vota e tyre diktohet nga krimi dhe vota e tyre shndërrohet në krim. Erdhi në pushtet përfaqësuesi i tyre, çfarë bëjnë tani? Janë vërsulur me tërbimin më të madh mbi Shkodër, të shpërblehen me pallate, të shpërblehen me resorte”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit