Home POLITIKE Berisha: Rama...

Berisha: Rama, sot personazh kryesor te New York Times. Më 11 shkurt e rrëzojmë nga karrigia e kryeministrit

92
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi ditën e sotme se më 11 shkurt, ditën e protestës së opozitës, shqiptarët do ta rrëzojnë Ramën nga karrigia e kryeministrit.

Sot Edi Rama është personazh kryesor në New York Times. Gazeta ka botuar të gjithë dosjen dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal. Në këtë mënyrë Edi Rama është sot turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse asnjë shqiptar përveç Duçkës, Nezës dhe ndonjë tjetri nuk kanë pse të paguajnë asnjë haraç për të. Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljeve të tij e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë. Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme. U them shqiptarëve që ky njeri çdo ditë që rri në pushtet rri vetëm për tu vjedhur ju dhe për pasurimin e tij”.

“Ky njeri deklaroi mbrëmë se nuk do të shkojë më në Parlament dhe për këtë fajësoi opozitën, e cila kërkoi në mënyrën më legjitime debat me mocion për aktin e tij të shëmtuar. Po në qeveri a e dini ju se nga 48 mbledhje në vit, Rama udhëheq me Ballukun. Ai ka kryesuar vetëm 19 mbledhje. Shqiptarët nuk kanë votuar Ballukun. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Askush nuk mund ta marrë me mend se si një kryeministër nga 48 mbledhje qeverie, merr pjesë vetëm në 19. Po t’i analizojmë ato 19 mbledhje, të gjitha janë për plaçkitje dhe interesa personale. Tani deklaroi se nuk do të shkojë as në Parlament. U bëj thirrje shqiptarëve në datën 11 ta krrejmë nga ajo detyrë këtë parazit, këtë hajdut që nuk ka asnjë normë e standard”, në daljen e përjavshme para mediave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit