Home Aktualitet Berisha: S&#8...

Berisha: S’do e lejoj Bashën të japë dorëheqjen, por do ta heqim. Me rininë do krijojmë opozitën e vërtetë

672
0

Nga “Foltorja” me të rinjtë në Tiranë, Sali Berisha tha se Lulzim Bashën do e heqin nga posti, dhe se nuk do të lejojnë që të japë dorëheqjen. “Nuk e lejoj me dhanë dorëheqjen por do ta heqim, s’do e lejojmë”. Kjo deklaratë është pritur me duartrokitje nga të rinjtë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte si kurrë më parë në një takim me qindra e mijëra të rinj. Berisha shprehu besimin se bashkë me rininë shumë shpejt do të krijojë opozitën e vërtetë për rrëzimin e narkoshtetit të Edi Ramës.

“Kjo është foltorja më e rëndësishme, më vendimtarja, në përpjekje për një rindërtim të plotë të PD, për shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë opozita. Dhe ju garantoj se besimin tim e kam të bazuar sepse e di që ju jeni të rinjtë e idealeve më të pastra të shoqërisë shqiptare.

Unë e di se guximi juaj është më i madhi, më i pakufishëm se i gjithë të tjerëve. Ndaj besoj se kjo “Foltore” do të jetë një shtytje e madhe për mbarë shoqërinë dhe në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në këto momente në një moment kritik.

Kam bindjen se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare dhe njëlloj si 30 vite më parë nënat dhe baballarët tuaj përmbysën diktaturën komuniste, ne do të përmbysim narkoshtetin”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit