Home POLITIKE Berisha sulmo...

Berisha sulmon Bashën: Rrezikon 6-12 vite burg, e ka në dorë Rama

29
0

Ish-kryeministri Sali Berisha në deklaratën e përjavshme me gazetarët, ka sulmuar Lulzim Bashën, teksa ka thënë se ky i fundit rrezikon burgim me 6 deri në 12 vite.

Për çdo shqiptar Basha është peng i Ramës. Basha nuk është i kapur me dosje spiunazhi, por me dosje krimi. Dosja e krimit të tij nuk është shpikje e Berishës, por realitet në Prokurori, dosje e cila është ngritur me akuzën për larje parash kundër Bashës, që shkon nga 6 deri në 12 vite burg.

Edi Rama me një prokuror e bllokoi dërgimin e dosjes në Gjykatën e Lartë. Dosja është jo e mbyllur sepse një prokuror nuk ka firmos, dhe kur të dojë Rama e çon atë dosje.

Basha për këtë dosje dënohet 6-12 vjet burg. Basha është në hetim ndërkombëtarë me dosjen Toyota Yaris, është marrë disa here në pyetje nga prokuroria belge”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit