Home POLITIKE Berisha: Taki...

Berisha: Takimet e përbashkëta me deputetët do vijojnë, të rivitalizohet roli i opozitës

16
0

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat u ndal edhe te takimi me deputetët demokratë i thirrur nga deputeti Gazmend Bardhi, duke përshëndetur të gjithë deputetët e pranishëm ndërsa tha se takime të tilla të përbashkëta mes deputetëve demokratë do të vijojnë.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se takimet do të jenë gjithnjë e më të frutshme që të rivitalizohet roli i opozitës në parlament.

“Deputetët e opozitës u mblodhën në takim dhe morën vendime që e kanë tronditur thellë establishmentin e krimit, drogës dhe korrupsionit. Përshëndes të gjithë deputetët dhe dua të ju informoj se ekziston vullneti i plotë që ato takime të vazhdojnë e të jenë gjithnjë e më të frutshme që të rivitalizohet roli i opozitës në parlament dhe të mbrohen në parlament me vendosmërinë më të madhe interesat e popullit opozitar”-tha Berisha.

Po ashtu Berisha foli edhe për takimin me kryetarin e PL-së, Ilir Metën.

“Patëm një takim sot në mëngjes takim të frutshëm me kryetarin e PL-së, Ilir Meta dhe Petrit Vasilin me të cilët diskutuam të gjitha problemet e opozitarizmit të sotëm dhe ramë në ujdi që të vazhdojmë bashkërendimin e përpjekjeve tona në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve”-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit