Home Aktualitet Berisha thirr...

Berisha thirrje Ramës: Dëboni ambasadorin rus nga Shqipëria

349
0

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të anulohen vizat e qytetarëve rusë si dhe të dëbohet nga Shqipëria ambasadori i Rusisë, po ashtu Berisha insistoi se duhet tërheqja e ambasadorit shqiptar nga Moska.

”Ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinon se si vrasës, përdhunues, kainër, pasi kryejnë masakra në Ukrainë të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për të marrë veten, kjo ishte fyese e rëndë për shqiptarët dhe ju që e ndoqët fjalën e Zelensky, kjo ishte dhe një kërkesë e tij”.
Me pas Berisha insistoi:Kërkoj me urgjencë të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri, së dyti, kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska, zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve politike dhe diplomatike”,-tha Berisha pas fjalës që mbajti Presidenti i Ukrainës, Zelensky në Kuvendin e Shipërisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit