Home KRYESORE Berisha vijon...

Berisha vijon akuzat: Basha i zhytur kokë e këmbë në çështjen “Toyota Yaris”

292
0

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi kandidatin Premtim Kryemadhi nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” në Dibër, ngriti sërish akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Bashës. Berisha tha se Basha është i zhytur kokë e këmbë në çështjen “Toyota Yaris”.

“Prokuroria e mori nën hetim për dekonspiracion të operacionit ndaj organizatës kriminale. Secili prej jush nëse do ishte akuzuar për këtë akuzë, disa vite do i kishit kaluar në qeli.

Kurse kjo dosje u mbyll nga Rama, sikur të mos ishte. Nuk ka lidhje me asnjërin prej jush, por ka lidhjet e Lulzim Bravës dhe lidhjet Rama-Basha.

Tani vjen prokuroria belge e cila vazhdon hetimin. Ka marrë nën hetim 9 persona dhe kjo aferë dëshmon lidhjet e tmerrshme të mafias me politikën në Shqipëri. Nga politikanë në Shqipëri, i vetmi që është thirrur nga prokuroria dhe prokurorët belgë, është Lulzim Basha. Kjo është e vërteta.

Ju garantoj se drejtësia belge është e pavarur dhe do ti shkojë deri në fund këtij problemi, në të cilin Lulzim Basha është i zhytur nga koka deri tek këmbët”- theksoi Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit