Home KRYESORE ”Betejë...

”Betejë” për zyra në PD, Albana Vokshi me grupin e Berishës ngelet në korridor. Basha po del kockë e fortë

1246
0

Tensionet vijojnë ende në selinë e PD-së, tani flitet për zyrat. Deputetja demokrate Albana Vokshi e cila është pjesë e grupit të Rithemelimit akuzon se i kanë ndërruar bravën e zyrës.

Albana Vokshi thekson se ka pasur dokumente origjinale të LDG, ndërsa shton se ky veprim është bërë pa dijeninë e saj. Ajo deklaron se ky veprim është uzurpues dhe jo europian.

“Ata kanë shpërthyer dyert e LDG dhe kanë zëvëndësuar bravat. Në këtë zyrë ndodhet një pjesë jo e vogël e historisë së LDG. Çdo informacion dhe dokument zyrtar e origjinal, nuk po flas për sendet e mia personale. Ky veprim është bërë pa dijeninë time, mbetet veprim i dhunshëm, uzurpues, jo qytetar, jo dinjitoz” tha deputetje e PD, Albana  Vokshi.

Me sa duket Lulzim Basha po del kockë e fortë, pasi asnjë nga grupi Berisha nuk po guxon të futet në zyrat e PD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit