Home POLITIKE Betimi te Met...

Betimi te Meta? Rama: Presidenti është në zyrë dhe mbetet në detyrë

882
0

Pasi votimit të Lindita Nikollës si kryetare të Kuvendit, pritet edhe betimi i qeverisë ”Rama 3” te Presidenti i Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama tha pas daljes nga Kuvendi, se për aq kohë sa Ilir Meta është në detyrë ai do të betohet tek ai, paçka se mazhoranca e shkarkoi nga detyra e kreut të shtetit.

“Unë do të jem gjithmonë i buzëqeshur, por ka një dallim të qartë për të gjithë, që është dallimi midis qëndrimeve politike dhe distancimeve të natyrës politike. Për sa kohë që Presidenti Ilir Meta është në zyrë dhe në pritje për t’u gjykuar nga gjykata më e lartë e vendit, mbetet në detyrë. Nuk varet nga dëshira jonë. Ne e kemi marrë vendimin tonë. E kemi shkarkuar, por kjo është republikë kushtetuese dhe ka dy hallka”, tha Rama për gazearët.

Po ashtu Rama foli për gjestin e tij në procesin e votimit për kryetaren e re të Kuvendit, ku mblodhi fletët e grisura të opozitës dhe i futi në një qese, por duke paralajmëruar një ligj të ri.

”Së shpejti do të marrim një vendim për ndalimin e qeseve plastike dhe po përgatitemi për një paketë të re që të kenë një nivel tjetër përgjegjshmërie dhe raporti me mjedisin. Ishte një gjest krejt instiktiv kur jemi në kushtet kur po punojmë prej dy muajsh për programin. Qesen e kërkova sepse nuk e kisha me vete, do t’i ndalojmë qeset plastike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit