Home Sporti Bie apelimi i...

Bie apelimi i Interit, Lukaku humbet sfidën e kthimit në Kupë ndaj Juves

79
0

Lukaku nuk do të luajë ndaj Juventusit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Sulmuesi belg shënoi golin e barazimit ndaj bardhezinjve në minutat shtesë të takimit të parë në Torino dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pikërisht për mënyrën e festimit.

Arbitri e cilësoi si polemike me tifozët e Juves dhe e ndëshkoi, duke bërë që sulmuesi belg të humbë ndeshjen e kthimit. Megjithatë te Interi vendosën ta apelojnë vendimin, duke arsyetuar se Lukaku kishte festuar shpesh në atë mënyrë, edhe para ndeshjes me Juven.

Gjykata e Apelit Sportiv është mbledhur këtë të premte dhe ka vendosur të rrëzojë apelimin e Interit, duke lënë në fuqi pezullimin me një javë të Romelu Lukakut, që ndeshjen e 26 prillit do ta ndjekë nga tribuna e “San Siros”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit