Home Sporti Bie hipoteza ...

Bie hipoteza për miqësore me Zvicrën, helvetët zyrtarizojnë duelin me Danimarkën

48
0

Pas kualifikimit në Europian, Kombëtarja shqiptare ka nisur nga puna për të gjetur kundërshtarë për miqësore në muajin mars. Një nga opsionet ishte kombëtarja e Zvicrës. Dy federatat, shqiptare dhe ajo zvicerane, ishin në bisedime, për një miqësore të mundshme, por megjithatë kjo nuk do të ndodhë.

Vetë Federata Zvicerane, ka zyrtarizuar ditën e sotme, miqësoren me Danimarkën, e cila do të zhvillohet më 23 mars. Në këtë situatë, Shqipëria duhet të gjejë një tjetër kundërshtar, ndërkohë që trajneri Sylvinho ka kërkuar një ekip të fortë, për të qenë në nivelin e kundërshtarëve që do të ketë në Europian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit