Home Aktualitet Bie zjarr në ...

Bie zjarr në një qendër tregtare në Lushnjë, disa persona të asfiksuar u dërguan në spital. Ka të bllokuar brenda

43
0

Në këtë ditë të Krishtlindjes, kati i tretë i një qendre tregtare është përfshirë nga flakët në Lushnjë! Dhjetëra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa. Ambulancat dhe zjarrfikësit në vendngjarje.

”Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit”,- njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit