Home Aktualitet Bien në mbarë...

Bien në mbarë botën faqet si Facebook dhe Instagram, përdoruesit nuk arrijnë të identifikohen

71
0

Gjigandi i mediave sociale, Facebook ka pësuar një goditje, duke lënë miliona përdorues jo në gjendje për të hyrë në llogaritë e tyre. Përdoruesit anembanë globit raportuan probleme me hyrjen dhe aksesin në profilet e tyre në Facebook, si dhe me shërbime të tjera në pronësi të kompanisë, duke përfshirë Instagram dhe WhatsApp.

Mediat e huaja shkruajnë se edhe në fillimisht problemet u raportuan nga përdoruesit e rrjeteve sociale në SHBA. Ndërsa ende nuk dihet se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë daljen jashtë funksionit të këtyre rrjeteve sociale në të gjithë botën.

Deri më tani vetëm WhatsApp i cili po ashtu është në pronësi të kopmpanisë Meta, vijon të funksionojë normalisht. Nuk ka pasur ende një reagim zyrtar nga kompania se cili është problemi që ka shkaktuar “black out-in” në platformat e saj.

Siç ndodh kryesisht në këto raste, përdoruesit e platformave të Meta po komentojnë rreth problemeve në ”X” e Elon Musk. Probleme janë raportuar edhe me Messenger-in. Ndërsa, në momentin që hap Instagramin, në ekran shfaqet mesazhi, “An error occurred and the page could not be loaded.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit