Home Aktualitet Bilanci tragj...

Bilanci tragjik veç thellohet, mbi 20 mijë jetë të humbura nga tërmetet në Turqi dhe Siri

55
0

Turqia dhe Siria po përjetojnë fatkeqësinë më të madhe natyrore të viteve të fundit. Numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmetet shkatërruese ka shkuar në 20.451, nga të cilët 17.134 në Turqi dhe 3.317 në Siri.

Të paktën 71.377 persona janë plagosur në Siri dhe Turqi, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane. Një tërmet me magnitudë 7,8 ballë i shkallës Rihter goditi Turqinë jugore mëngjesin e 6 shkurtit.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter. Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit