Home Aktualitet Bino: Me konf...

Bino: Me konfirmimin e ”Deltës” rishikohen masat anti-covid

7
0

Nëse Gjermania do të konfirmojë praninë e ”Deltës” në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve menjëherë do të rishikojë masat anti-covid. ”Në qoftë se do te kemi raste me variantin “Delta” natyrisht do të kemi rishikim të masave. Edhe nëse do të vëmë re rritje të rasteve natyrisht do të rishikojmë kufizimet siç është bërë gjatë gjithë periudhës së pandemisë”,-thotë Silva Bino

Edhe pse varianti “Delta” është shumë i transmetueshëm, protokollet e izolimit për personat e prekur nuk do të ndryshojnë. Megjithatë Bino kërkon nga qytetarët të raportojnë për çdo shqetësim dhe të kërkojnë testin për Covid.

Shefja për sëmundjet infektive bën thirrje për vaksinimin me të dyja dozat, ku përjashtim nuk duhet të bëjnë as personat që e kanë kaluar Covid-19. Bino këmbëngul që ky proces duhet të kryhet edhe nga adoleshentet të cilët janë transmetues të lartë të koronavirusit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit