Home Aktualitet ”Bisedi...

”Bisedimet në kafene për të fituar kohë”, Oketa tregon si zgjidhet problemi i PD-së

91
0

Anëtari i PD-së, Gazmend Oketa thotë se takimi mes Palokës dhe Bardhit, janë më shumë për të fituar kohë nga palët sesa për të zgjidhur problemin.

“Nëse do të bëhej fjalë për negociata, atëherë palët do të kishin dy apo tre përfaqësues në ato takime. Mendoj se opinioni shqiptar është lodhur nga këto takimet mes dy individëve, dakordësive që ata bëjnë, të cilat në shumicën e rasteve tingëllojnë si pazare politike”.

Për të problemi i PD-së do zgjidhet kur të pranohet realiteti politik. ”Zgjidhja e problemit fillon nga pranimi i realitetit politik, i cili është ai që Berisha është kryetar i PD. Cilido i angazhuar në PD duhet të përballet me këtë realitet. Nëse grupi i zotit “Basha” do ta pranonte këtë realitet edhe zgjidhja do të ishte më e thjeshtë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit