Home Rajoni “Bisedova me ...

“Bisedova me Putinin”, Vuçiç me presidentin kinez: Folëm për Kosovën si kurrë më parë

43
0

Serbia në Kinë kërkoi miq për të rivalizuar NATO-n. Këtë u shpreh presidenti Aleksandër Vuçiç në Pekin ku po merr pjesë në samitin “Një Brez, një Rrugë”. Ai bëri të ditur se gjatë takimit me presidentin e Kinës, Xi Jinping, zhvilloi një bisedë miqësore dhe si asnjëherë më parë lidhur me Kosovën.

Vuçiç tha se kërkoi “respektimin e normave juridike ndërkombëtare” dhe denoncoi ato që i konsideroi “standarde të dyfishta, mosrespektim të Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 12 44. “Kemi hasur në mirëkuptimin e miqve tanë kinezë. Folëm edhe për gjëra të tjera që janë të nevojshme për ne, si bashkëpunimi në të gjitha fushat e ekonomisë, biznesi, bashkëpunimi ushtarako-teknik”,-tha Vuçiç.

Nga Kina, Vuçiç ai falenderoi presidentin e Francës, Emmanuel Macron për kërcënimin që lëshoi ndaj Kosovës për pezullimin e liberalizimit të vizave, ndërsa tha se kushtin për Serbinë e ka plotësuar dukë dënuar atë që e konsideroi dhunë në Banjskë.

Vuçiç foli edhe për samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë, duke pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi që të fuste në kurth homologen Ana Brnabiç për të firmosur një dokument paqeje, që sipas tij do të ishte një njohje e pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu presidenti Vuçiç tha se nuk beson që Kenia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, teksa njoftoi se ka ftuar presidentin e këtij shteti për ta vizituar Beogradin së shpejti. Ai konfirmoi se zhvilloi një bisedë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Pekin por refuzoi ta konsideronte një takim dypalësh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit