Home Ekonomi Biznesmeni që...

Biznesmeni që mori avion charter për punonjësit e tij në ndeshjen Moldavi-Shqipëri (foto)

602
0

Nga Daniel Muçaku-

Jemi mësuar në këto 32 vite të dëgjojmë se iks oligark apo ypsilon biznesmen i rëndësishëm u nis me charter me familjen apo me dy apo tre miq për të parë ndeshjen te Champions League, por nuk kishim dëgjuar se një pronar i një kompanie private merr për ndeshjen në Moldavi, ku Shqipëria mori një pikë, avionin në dispocion të punëtorëve të tij.

Ky është një biznesmen i pa fjalë, që nuk e do zhurmën, marketingun apo që të paguajë për reklamë. Ai ka një sekret pasi punonjësit i shikon si pjestarë te një familje të madhe dhe ku mundohet t’ju plotësojë kushtet jo vetëm në punë, por edhe jashtë saj.

Ky është Besnik Bami.

Në avion ai është me familjen e tij, bashkëshorten dhe fëmijët, por edhe mes 61 punëtorëve të kompanisë së tij. Të gjithë në përkrahje të Kombëtares sonë dhe ku shpenzimet janë paguar nga Besnik Bami.

Kështu u shpreh një prej punëtorëve që ka realizuar fotot e mëposhtëme në avion duke shkuar për Moldavi nga Tirana, por edhe në stadium.

E verteta mbetet se nuk ka asnjë fakt tjetër në këto 32 vite të një akti të tillë civil dhe njerëzor.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit