Home KRYESORE Bledi Çuçi: &...

Bledi Çuçi: “Nuk ka krizë parlamenti, por opozita e Saliut. Berisha, pensionisti më i pasur në Republikë”

70
0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka folur pas mbylljes së seancës për projekt buxhetin e vitit 2024, që u miratua mes sherrnajës.

Bledi Çuçi tha që nuk flitet për buxhetin me tymuese dhe se opozita duhet të ishte duke diskutuar apo duke paraqitur alternativa. Sipas Çuçit nuk ka krizë parlamenti, por ka vetëm opozita dhe sidomos ajo e Saliut.

“E pamë edhe sot, e njëjta skenë, peizazh me tymuese, karrige të hedhura. E vetmja e re sot, që shqiptarët duhet të kenë vëmendje është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre dy viteve. Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit të vitit 2013. Sot duhej të jepnin alternativat, nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Edhe sot pamë një skenar të përsëritur nga njerëzit e Berishës”- tha Çuçi.

Me tej kreu i grupit parlamentar socialist shtoi se “Berisha është pensionisti më i pasur në Republikë”, duke mos harruar ti permendë se ai ka probleme me drejtësinë.

I pyetur se përse ka pasur prani të shtuar të Gardës në Kuvend, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi ka thënë se është detyra e tyre që të garantojnë një seancë normale.

Ndërkohë gjatë seancës pati sherr, përplasje fizike dhe tymçe. Pamjet ishin llahtaritëse dhe aspak dinjitoze për një parlament.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit