Home KRYESORE Blendi Fevziu...

Blendi Fevziu: Basha dhe Berisha të largohen të dy. Partia Demokratike ka nevojë për një kryetar të ri

825
0

Situata mjaft problematike në PD nuk ndalon, përkundrazi do të njohë episode të reja në muajt në vazhdim.

Gazetari Blendi Fevziu tha ditën e sotme lidhur me përplasjet e brendshme në Partinë Demokratike, që lindën pas vendimit të kryedemokratit Basha për të pezulluar liderin historik Sali Berisha se ka nevojë ikin të dy nga drejtimi i PD.

“Ata, të dy, duhet të largohen nga drejtimi i PD” theksoi moderatori i njohur Blendi Fevziu, pasi PD ka nevojë për një kryetar të ri, i cili nuk duhet të jetë më shumë se 35-vjeç, me qëllim që të përthithë të rinjtë.

“Ç’rëndësi ka që kush e merr PD-në, nëse PD-ja përfundon një dyqan të vogël, siç tha Aurel Plasari. Në fakt ai ishte i pari që kohë më parë ngriti shqetësimin për situatën brenda Partisë Demokratike dhe kërkoi rithemelimin e saj.

Pika e dobët e Berishës është se nuk e kontestoi humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit menjëherë pas zgjedhjeve dhe jo kur u përjashtua nga partia.

Problemi tjetër është që nuk kishte një diskutim serioz në PD, pse u humbën zgjedhjet. Në PD nuk u bë asnjë diskutim i vetëm, për të gjetur pikat e dobëta që e lanë në opozitë për të tretën herë”, tha Fevziu.

Debati Berisha-Basha po shkon drejt një konflikti të pashmangshëm, mundet edhe fizik me turma te selia blu, ndaj e mira e kërkon që duhet një kryetar i ri në PD.

Kjo PD, siç po shkon sot, nuk ka asnjë shans të rikthehet më në pushtet. Ndaj lind nevoja e një kompromisi të madh mes palëve në këtë forcë politike që asnjeri të mos jetë në organet drejtuese, por të zgjidhet dikush tjetër përbashkues e sfidues ndaj pushtetit të Edi Ramës.

Nëse vazhdojnë kështu PD-ja kurrë nuk vjen në pushtet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit