Home Aktualitet Blinken nuk u...

Blinken nuk u takua me opozitën, Baton Haxhiu tregon pse është lajm i keq për Bashën

194
0

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk u takua me përfaqësues të opozitës dhe për analistin Baton Haxhiu është një lajm i keq për Bashën. ”Shmangia e Bashës është esencialisht lajmi më i keq i kësaj opozite për arsye se konsiderohet që opozita është e dëmtuar seriozisht me ambiciet e saj për pushtet”, tha Haxhiu. Ndër të tjera ai shtoi se bashkë me Berishën, edhe Meta ka probleme serioze me Departamentin Amerikan të Shtetit.

“(Blinken) Nuk e takoi për arsye se gjithashtu, edhe Berisha edhe Meta kanë probleme serioze me Departamentin e Shtetit dhe kjo është evidente. Nuk ndodh që një Sekretar Shteti përveçse rasti siç është ky që mos ta takojë opozitën për t’i dhënë kurajo që ta nxisë atë për një opozitarizëm dhe një pushtet në të ardhmen, nuk ekziston askund.

Kjo është arsyeja se ky lajm është shqetësues për Lul Bashën, sidomos për dy pretenduesit e tjerë të rinj që kanë marrë qindra mijëra euro fonde për të krijuar një koncept konkurrues dhe opozitar brenda Shqipërisë”, tha Haxhiu në ”Opinion”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit