Home Aktualitet Boçi në Bulqi...

Boçi në Bulqizë: Fitoret së pari kalojnë nga baza e PD-së. Nuk kemi ardhur për t’u treguar më fjalë të bukura

35
0

Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë një takimi me demokratët, tha se Bulqiza është si një mini Shqipëri e vogël ku i gjen të gjitha pjesët përbërëse të saj që nga mikëpritja deri të hallet e shumta.

Boçi ka theksuar se sot nuk është koha të themi disa fjalë të bukura dhe të largohemi, por sot është koha që të lidhemi fort njëri me tjetrin pasi për të fitorja së pari kalon nga baza e PD.

”Nuk kemi ardhur për t’u treguar më fjalë të bukura se si arrihen fitoret politike sepse në çdo rast ata kanë pasur në bazën e tyre sakrificën angazhimin dhe mundin e çdo demokrati nga Bulqiza dhe nga Shqipëria.

Sot kemi ardhur në familjen tonë të madhe për të ndarë sëbashku idealet tona dhe bindjet tona, të vërtetat tona të mëdhaja dhe të vogla për të ndërtuar nga aty angazhimet shpresën dhe besimet tonë si një domosdoshmëri që i jep jetë dhe çmim luftës tonë për fitoren Partisë Demokratike, luftës tonë për ti dhënë liri liderit të PD, luftës tonë për ti rikthyer lirinë dhe drejtësi popullit tonë”,-tha Boçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit