Home Aktualitet Bora në Tropo...

Bora në Tropojë, Kukës dhe Korçë/ ARRSH: Është hedhur kripë në akset rrugore

102
0

Autoriteti Rrugor Shqiptari ka dhënë informacione në lidhje me situatën e krijuar nga rreshjet e borës, dhe bën me dije se është bërë trajtimi me kripë në akset me prezencë dëbore për të shmangur ngricat.

ARRSH u bën apel shoferëve të kenë kujdes nëse do të udhëtojnë gjatë natës apo në orët e para të mëngjesit, si dhe u bën thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe të pajisen me goma dimërore.

“Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C. Është bërë trajtimi me kripë në akset me pretencë bore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit