Home ShowBiz Bora Zemani f...

Bora Zemani flet troç për Donaldin dhe Semin

928
0

Java në ”Big Brother Albania Vip” ka qenë e mbushur me rrëfime nga jetët personale të shumë prej banorëve. Semi rrëfeu luftën me ankthin, ndërsa Donaldi mbi lidhjen e tij me moderatoren Bora Zemani.

Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, vetë Bora ishte e ftuar përgjatë spektaklit të sotëm për të shuar gjithë zërat dhe akuzat e bëra së fundmi.

Po ashtu Bora tregoi se është e prekur për abuzimin dhe keqinterpretimet që marrëdhënia mes Semit dhe Donaldit ka pasur jashtë mureve të asaj shtëpie.

Ajo shtoi se ata të dy kanë pasur gjithnjë atë marrëdhënie mes njëri-tjetrit dhe se është e qetë dhe e sigurtë për gjithçka ka ndjekur gjatë këtyre ditëve brenda ‘’Big Brother Vip’’.

”Jam shumë e qetë për sjelljen e tyre, ata ashtu janë dhe jashtë. Më vjen mirë që Donaldi e ka mbështetur pasi Semi ka vërtetë nevojë”, tha Bora. /TCH/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit