Home Bota Borrell del k...

Borrell del kundër BE: Nuk duhet t’ua mbyllim derën rusëve

51
0

Përfaqësuesi i lartë për politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë një konference në Spanjë, tha ndalimi i hyrjes për të gjithë rusët nuk është një ide e mirë.

”Duhet të jemi më selektivë. Ne nuk duhet t’i hapim derën oligarkëve, natyrisht, ne duhet të bllokojmë hyrjen e këtyre rusëve. Por ka shumë rusë që duan të ikin nga vendi sepse nuk duan të jetojnë në këtë situatë”.

Letonia, Lituania dhe Polonia kanë ndaluar lëshimin e vizave të reja turistike për shtetasit rusë menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini. Ukraina po i bën presion BE-së që të ndalojë hyrjen e turistëve rusë në bllok, por ka hasur në reagime të ndryshme.

Më 31 gusht, kjo çështje do të diskutohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë, teksa blloku 27 anëtarësh po peshon mundësinë e daljes me një qëndrim të unifikuar lidhur me vizat afatshkurtra për shtetasit rusë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit