Home Aktualitet Borrell: Situ...

Borrell: Situata në veriun e Kosovës kërkon ndërhyrje emergjente. Palët të ulen në dialog

35
0

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, shprehu mbështetjen e unionit për procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane.

Teksa vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në rajon, Borrell foli edhe për tensionet në veri të Kosovës ku iu bëri thirrje të dy palëve të ulen në tryezën e dialogut dhe të lenë pas tensionet.

“Shqipëria ka treguar se ka vullnet për të ecur përpara në procesin e integrimit. Unë e kam mbështetur Shqipërinë dhe i kam inkurajuar të vijojnë me këtë proces. Jemi në një proces kritik përsa i përket integrimit europian. Dua t’i them kryeministrit Rama që duhet të keni besim të plotë te Bashkimi Europian. Diskutuam dhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. E bëra të qartë dhe në emër të ministrave të Jashtë se të dyja palët duhet të ulin tensionet. Ne besojmë se situata kërkon ndërhyrje emergjente dhe që palët të ulen në tryezën e dialogut”, tha mes të tjerash Borrell.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit