25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Angela Merkel: Një ëndërr e bërë realitet

Merkel, e cila vetë ka jetuar në Gjermaninë Lindore, ka thënë se ajo kujton ende tensionin, frikën dhe zemërim nga nisja e ndërtimit te murit deri në shembjen e tij më 9 nëntor 1989, një vit në të cilin regjimet komuniste në mbarë Europën Lindore ranë duke i dhënë fund Luftës së Ftohtë.

Në një moment veçanërisht prekës, Merkel ndezi një qiri me nënën e Chris Gueffroy, personi i fundit i cili u vra në përpjekje për të bërë kalimin e rrezikshëm të murit.

Në Berlinin dhe Gjermaninë e bashkuar, të cilën shumë njerëz në ato vite nuk mund ta imagjinonin se do të ndodhte, ceremonitë dhe festimet për rrëzimin e Murit të Berlinit vazhduan gjatë gjithë ditës së dielë. Aktivitetet  nisën që në orët e para të mëngjesit, ku mbi 1 milion vizitorë zbarkuan në kryeqytetin gjerman.
Nga 155 km , sot kanë mbetur rreth tre kilometra të murit të famshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?