Aeroplani i Papa Françeskut goditet nga një rreze lazer

Një regjistrim audio gjatë komunikimit të ekuipazhit të aeroplanit papal me kullën e kontrollit, ka shfaqur se pilotët janë shqetësuar nga një rreze lazeri në ngjyrë te gjelbër, rreth 50 milje larg tyre, ndërsa përgatiteshin të uleshin në aeroportin e Mexico City.  Aeroplani po fluturonte nga Havana për vizitën e planifikuar pesë ditore ne Meksikë.  Sipas raportimeve edhe dy fluturime të tjera janë goditur nga rreze lazeri që vinin nga e njejta vendodhje. Ky sulm vjen fare pak ditë pasi një avion pasagjerësh i Virgin Atlantic u detyrua të kthehej në aeroportin Heathroë të Londrës , pasi një nga pilotët u lëndua nga një rreze lazer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?