Akuza: Ish-shefi i CIA-s i dha të dashurës informacione sekrete
Prokurorët amerikanë kanë rekomanduar ngritjen e akuzave ndaj ish- shefit të CIA-s, David Petraeus, pasi i ka dhënë ish- të dashurës së tij informacione të klasifikuara.
Lajmin e bën të ditur sot ‘New York Times” ku theksohet se ai ia kaloi informacionet sekrete së dashurës së tij, oficeres në rezervë Paula Broadwell, e cila ndërkohë ishte duke shkruajtur një biografi për të.
Gazeta citon zyrtarë që flasin në kushtet e anonimatit, sipas të cilëve Petraeus, nga një gjeneral i dekoruar dha dorëheqje si shef i CIA-s në vitin 2012, pasi u publikuan detaje nga lidhja e tij dashurore me Paula Broadwell.
Agjentët e FBI kanë gjetur dokumente të klasifikuara në kompjuterin e saj, duke dyshuar se Broadëell ka pasur akses në e-mailin e CIA-s dhe të tjera dokumente të klasifikuara.
Vete ish-kreu i CIA-s mohon që t'i ketë kaluar së dashurës informacione të klasifikuara si sekrete.
Petraeus ka qenë komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan para se të merrte këtë detyrë. Nëse gjendet fajtor, ai do përfundojë në burg.
Pas dorëheqjes, Obama e vlerësoi gjeneralin, duke thënë se ai ka ofruar një shërbim të jashtëzakonshëm për SHBA.