Alarm për bombë në shtëpinë e ish-Kryeministrit grek
Një sinjalizim për bombë në shtëpinë e ish-Kryeministrit grek, Antonis Samaras alarmoi policinë e Athinës.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për shtëpinë e Antonis Samaras, ish-Kryeministër i Greqisë dhe ish-kryetar i partisë Demokracia e Re.
Forcat e policisë u drejtuan menjëherë drejt banesës së Samaras në zonën e Kyfisia në kryeqytetin grek.
Nga kontrollet dhe verifikimet të kryera nga grupet e specializuara policore, u zbulua se nuk kishte asnjë pajisje shpërthyese në banesën e Antonis Samaras, por telefonata ishte një alarm i rremë.
KOHA JONË SONDAZH

